Analiza nga DW: Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Më shumë se dyzet udhëheqës kryesorë evropianë do të marrin pjesë në bisedimet midis Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nesër në Uashington.
Por kush do të jenë ata?
-Presidenti francez Emmanuel Macron: Pallati Élysée tha se Macron do të “vazhdojë punën e koordinimit midis evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme që ruan interesat jetësore të Ukrainës dhe sigurinë e Evropës”.
-Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz: Zyra e Merz tha se ai do të diskutojë statusin e përpjekjeve për paqe në Ukrainë me pjesëmarrësit e tjerë dhe do të theksojë interesin e Gjermanisë për një marrëveshje të shpejtë paqeje.
-Kryeministri britanik Keir Starmer: Starmer vlerësoi “dëshirën e Zelensky-t për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe tha se do të udhëtonte edhe për në Uashington për takimin.
-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
-Presidenti i Finlandës Alexander Stubb
-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
Top Channel