
Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në Eldoradon e Shqiptarëve për të emigruar.
Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi 200.000 shqiptarë shumica nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Të kondisederuarit e Shqipërisë një vend i sigurt nga qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2023, ka prodhuar efekte të forta dekurajuese të emigrimin të shqiptarëve në këtë vend.
Këtë e tregojnë shifrat më të fundit të azil-kërkimit publikuar nga ministria e punëve të brendshme Home Office të cilave i referohet Top Channel.
Gjatë vitin 2024 totali azil kërkuesve shqiptarë ishte 3.698.
Nëse krahasojmë aplikimet e vitit 2024 me të tre viteve të mëparshme jemi përpara një rënie drastike, e sidomos me vitin 2022 kur u regjistrua numri më i madh i azil kërkimit prej shqiptarëve 17.340 aplikime pas mbërritjes së tyre me gomone.
Kjo tabelë sjell detaje sa është numri kërkesave për azil të miratuara apo refuzua shqiptarëve nga Home Office. Vetëm 3% ia dolën të jenë të suksesshëm.
2.112 kërkesa u refuzuan dhe vetëm 100 u pranuan. Në pritje të shqyrtimit të kërkesave janë 3,478 shqiptarë.
Në një kohë kur shifrat e azil kërkimit kanë pësuar rënie numri vizave turistike lëshuar për shtetasit shqiptarë nga Home Office, gjatë vitin 2024 tregojnë miratim vize në masën 68%.
28.554 ishte numri total i aplikimeve për vizë gjatë 2024 nga qytetarët shqiptarë.
Prej tyre 20.192 e morën vizën ndërsa 9.271 iu refuzua.
Të dhënat e tjera zyrtare nga Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe tregojnë numrin e të huajve që vuajnë dënime në burgjet e atjeshme.
Aktualisht 1,193 është numri shqiptarëve në burgjet angleze duke i renditur ata si nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të burgosurve në Angli dhe Uells pasur prej polakëve, rumunëve dhe lituanezëve.
Në vitin 2015 shqiptarët në burgjet angleze renditeshin në vend të gjashtë.
Një vit më pas në vend të pestë.
Në 2017 në vend të tretë.
Në 2018 në vend të dytë dhe prej 2019 mbajnë vendin e parë për numrin më të madh të huajve në burgjet angleze.
Aktualisht në burgjet angleze janë 20 shqiptarë të cilët vuajnë dënime për vrasje.
Koci Selamaj me origjinë nga Elbasani, i burgosur për vrasje me 36 vite burg, është shqiptari me dënimin më të gjatë dhënë ndonjëherë nga një gjykatë angleze për një shtetas nga Shqipëria.
Mes të dënuarve me burg përjetë për vrasje, është edhe Eugert Merizaj nga Mallakstra i cili po vuan 32 vite burg dhe ka deklaruar në daljet e tij live në TikTok, se ka aplikuar për tu transferuar e vijuar vuajtjen e dënimin në një bug-shqiptarë.
Anëtari grupit Hellbanianz, Sabajet Shuti nga Kruma, është shqiptari më i fundit i dënuar disa javë më parë në Angli për vrasje me 27 vite burg.
Top Channel