Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve

16/08/2025 13:28

Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.

Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.

“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet.

Top Channel