Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi

16/08/2025 21:26

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit nga ky aeroport me destinacion Dyseldorfin e Gjermanisë.

Në bordin e tij ndodheshin 250 pasagjerë.

Dëshmitarë okularë kanë parë zjarrin nga motori i avionit, ndërsa zhurma ishte shumë e fuqishme dhe flakët mjaft intensive.

Pilotët kanë arritur të shuajnë flakët në lartësinë prej 500 metra dhe kapiteni nuk u kthye në ishull, duke konfirmuar se mund të fluturonte me një motor.

Avioni arriti në lartësinë 3300 metra, bëri një rrotullim mbi Korfuz, duke zbritur në 2400 metra, dhe më pas zgjodhi të mos kthehej në aeroportin e Korfuzit, por të kalonte Adriatikun dhe të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Brindisit, në Itali.

Top Channel