Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje”! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë, më pas…

15/08/2025 21:03

Tashmë është zbardhur dinamika e plagosjes në Korçë, teksa gjithçka ndodhi pas një sherri të momentit.

Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.

Si ndodhi ngjarja: 

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.

I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.

Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur, mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Ai rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.

Policia ka gjetur edhe mjetin prerës thikë me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta