U largua nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet 4-vjeçarja! Autoritetet ia dorëzojnë familjes

15/08/2025 17:01

Një 4-vjeçare humbi gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Top Channel