“Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve”/ Mesazhi i ambasadës amerikane: Censura qeveritare është e patolerueshme!

15/08/2025 19:55

Liria e shprehjes është një përbërës themelor për një demokracie funksionale, shkruan ambasada amerikane në vendin tonë, në një postim në rrjetet sociale.

Ambasada e SHBA-së ndau mesazhin e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, që flet për rëndësinë e lirisë së shprehjes, ndërsa trajton problemin e censurës.

Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm“, thuhet në mesazh.

Top Channel