“Pse më shikon”/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit dje në Maliq, një vit më parë…

15/08/2025 13:00

Një ngjarje e rëndë me vrasjen e një 14 vjeçari tronditi dje Maliqin dhe opinionin publik.

I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në lokalin e fshatit Pirg.

Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”, që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.

Lidhur me ngjarjen, policia njoftoi sot se ka arrestuat tetë persona, mes tyre babanë dhe xhaxhanë e autorit, të cilët fshehën thikën.

Top Channel