Plagosje me thikë në fshatin Dvoran të Korçës.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës.

I plagosuri ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa në vendngjarje po kryhen hetimet për të parë personat e përfshirë.

 

Top Channel