
Një çift turistësh nga Australia është ndihmuar nga shërbimet e Policisë së Kamzës, pasi humbën orientimin gjatë një ecjeje në malin e Gomenit.
Sipas njoftimit zyrtar, pasditen e djeshme u raportua se dy turistët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur dhe me bimësi të dendur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, strukturat e Komisariatit të Policisë Kamëz organizuan kërkimet për lokalizimin e tyre.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në terren të vështirë, efektivët arritën të lokalizonin dhe të ndihmonin çiftin për të zbritur në mënyrë të sigurt nga zona malore.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ata falënderuan autoritetet për reagimin në kohë dhe asistencën e ofruar.
Top Channel