
Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.
Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.
Si ndodhi ngjarja:
Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.
I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.
Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur, mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Ai rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.
Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.
Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel