Helikopterët në aksion për shuarjen e zjarreve në veri të vendit, Rama publikon pamje nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

15/08/2025 12:41

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të operacioneve nga ajri për përballimin e zjarreve në veri të vendit, ku prej ditësh disa vatra zjarri kanë qenë aktive në zona të thella malore.

Në e tij, Rama shkruan: “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.”

Bashkë me njoftimin, kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një video ku shihen helikopterët duke hedhur ujë nga ajri mbi zonat e përfshira nga flakët, në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën që mbetet problematike për shkak të terrenit dhe erës.

Top Channel