“Firmosa letrat që të merrje vizë për vizitën shëndetësore të gruas, të fala Taulantit”, Murrizi i përgjigjet Malajt: Kur më erdhe në zyrë, të thashë…

15/08/2025 08:44

Një tjetër replikë mes Myslym Murrizit dhe Arben Malajt ka të bëjë me ngjarjet e vitit 1997 kur ish-deputeti i PD-së ka qenë nëndrejtor tatimesh, ndërkohë që në pushtet erdhën socialistët.

Murrizi thotë se Malaj i ka shkuar në zyrë për ta shkarkuar dhe ai i ka thënë “je ministër pa vota e nuk te p**rdh”.

Nga ana tjetër Malaj i kujton një rast kur gruaja e Murrizit kishte nevojë për tu vizituar jashtë vendit dhe ai firmosi letrat me shpejtësi që të merrte vizën.

“Një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike. Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdhërova shefin e kabinetit të bënte urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si ministër të sigurohej viza për ty dhe bashkëshorten tuaj të nderuar”, përgjigjet Malaj.

Debati

Murrizi: Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001, kur ty të bënë bandat deputet e unë në zonën time nuk p*rdha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli. Madje ti e di mirë që nuk të p*rdha as ty në mars 1997, kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh e të thashë që je ministër pa vota e nuk të p*rdh. Nëse e ke harruar, se kohët e fundit je lehtuar pak, pyet Flor Mimen. Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha. Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021, kam folur për Bankers-in qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankers-i janë bërë pis të gjithë haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben. Një fjalë e urtë thotë: Burri ka kohë boll me u fëlliq derisa të vdesë. Të shkuara fare o Ben Malaj dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë.

Malaj: Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti. Më kërcënove me rrugaçët dhe të fortët e Fierit. Harrove që isha nga Tepelena dhe i rritur në Vlorë. Të thashë “pushka top”! Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pamohueshme se ike “me bisht nën shalë”. Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek unë dhe më ngriti shqetësimin tuaj për këtë situatë kritike. Edhe pse ti kishe rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdhërova shefin e kabinetit të bënte urgjent procedurat që me kërkesën time zyrtare si ministër të sigurohej viza për ty dhe bashkëshorten tuaj të nderuar. Vizë që ju e morët pa vonesë dhe me prioritet. Sipas medias, ti je shitur disa herë tek mazhoranca aktuale për përfitime financiare. Bëj të fal Taulantit!!!

Top Channel