
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa më herët u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”, tha Rama.
“Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu.
Top Channel