Zjarri shfarosi pyjet! Në fshatin Kullollas, hiri është gjithçka që ka mbetur
14/08/2025 15:11
Nga pyjet e gjelbra të fshatit Kullollas, gjithçka ka mbetur është hiri.
Në këtë fshat nisi tre ditë më parë, zjarri që u përhap në shtatë fshatra të tjerë të Gramshit. Flakët i morën jetën një të moshuari, shkrumbuan qindra hektarë pyje dhe dhjetëra shtëpi.
Nga pamjet që sjell sot gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, nga Kullollas, duken qartë dëmet e mëdha që shkaktoi zjarri masiv. Pyjet janë shfarosur dhe pemët janë shndërruar në hi.
Top Channel