
Raportohen vatra të reja dhe riaktivizim të vatrave ekzistuese në fshatrat e Gramshit.
Vatra zjarri raportohet përballë fshatit Snosëm, përmbi fshatin Sarasel dhe në Teqen e Dushkut. Strukturat e shërbimit zjarrfikës po ndihmohen nga forcat e armatosura. Akoma situata vazhdon të jetë në alert, por aktualisht nuk përbën rrezik për banorët.
Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.
Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore.
Top Channel