Vihen nën kontroll flakët tek Syri i Kaltër, disa vatra aktivizohen herë pas here
14/08/2025 14:11
Aktualisht, zona e Syrit të Kaltër konsiderohet e paprekur nga zjarret.
Ka vatra që aktivizohen herë pas here, por autoritetet raportojnë se situata mbetet nën kontroll.
Forcat e zjarrfikësve dhe patrullat e terrenit vazhdojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar që situata të qëndrojë stabile.
Vizitorët dhe banorët këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin zonat e rrezikshme.
Top Channel