VIDEO/ Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar në Maliq lë spitalin, dërgohet në komisariat! Pritet marrja në pyetje

14/08/2025 21:01

Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar në Maliq pasditen e kësaj të enjtjeje ka lënë spitalin.

Teksa fillimisht u dërgua në qendrën rajonale spitalore të Korçës për të marrë mjekim, i mituri tashmë është shoqëruar në komisariat nga policia

Pritet që 14-vjeçari të merret në pyetje rreth ngjarjes së rëndë, e më pas për të hedhur dritë në ngjarjen e rëndë që ndodhi.

Si ndodhi ngjarja:

I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

I plagosur ka mbetur edhe autori i vrasjes, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e sigurisë policore.

Ai ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës. Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë”, njofton policia.

Top Channel