Putin optimist për takimin me Trump në Alaskë: SHBA po bën përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

14/08/2025 14:02

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ndaluar luftën në Ukrainë, në një takim me zyrtarët e lartë rusë përpara samitit të së premtes në Alaska me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Përpara se të udhëtonte për në Alaska, Putin kryesoi një takim që përfshinte anëtarë të ekipit negociator që do t’i bashkohet atij në samit, përfshirë Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, për t’i informuar ata se “si po shkon procesi i negociatave për krizën ukrainase”.

Administrata aktuale amerikane… po bën, sipas mendimit tim, përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për të ndaluar krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë në interes të të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt”, tha Putin.

Putin tha se paqja do të forcohet midis Rusisë dhe SHBA-së, si dhe botës në përgjithësi, nëse të dy vendet arrijnë marrëveshje në fushën e kontrollit të armëve bërthamore.

Top Channel