“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk kam paguar asgjë…

14/08/2025 14:10

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, lidhur me akuzat se shpenzon për avionë privatë.

“Pse nuk u rrit rrogat zjarrfikësve, apo i shpenzon paratë me avionë”-ishte pyetja e komentuesit, të cilit Rama i dha këtë përgjigje:

“Jo i dashur nuk kam blerë asnjë avion dhe nuk kemi paguar asgjë më shumë saç është paguar mesatarisht çdo vit për asnjë lloj avioni. Mirë është t’i verifikoni zjarret mediatike ku ndonjëherë disa hidhen me kokë dhe ju digjet qarku i arsyetimit.

Kam bërë detyrën time duke qenë në kontakt. Pyet njëherë në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut”-u shpreh Rama.

Top Channel