Lufta me flakët që kanë kapluar vendin, Rama ndan imazhin prekës të djalit që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenushin

14/08/2025 22:19

Prej disa ditësh vendi jonë po përballet me zjarre masive, ku situata më e rëndë paraqitet në jug të vendit.

E ndërsa banorët e disa fshatrave u urdhëruan që të largohen nga banesat e tyre për t’u strehuar në vende të sigurta, shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të binden duke shtuar se shtëpisë u dhimbsen edhe kafshët, të cilat nuk kanë ku t’i çojnë.

E palodhur ka qenë puna e zjarrfikësve e po ashtu edhe burrave të fshatrave të prekura, që sëbashku tentojnë të shuajnë flakët.

Pamje prekëse janë edhe ato të kafshëve që janë djegur, ndërsa disa të tjera kanë mundur që të shpëtohen nga ‘heronjtë’ që rrezikojnë jetën e tyre mes flakëve.

Një imazh i tillë është shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku shihet një djalë që ka shpëtuar mes flakëve një qenush.

“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.

Top Channel