FOTOT/ U godit me thikë nga i mituri në ‘takimin sqarues’, ky është 14-vjeçari që mbeti i vdekur në Maliq
14/08/2025 22:58
Ky është 14-vjeçari që mbeti viktimë sot pas sulmit me thikë nga një bashkëmoshatar.
I mituri mbeti i vdekur pasi u godit me thikë nga një tjetër 14-vjeçar, ndërsa më herët dyshohet se mes tyre kishte ndodhur një konflikt.
Autori dhe viktima siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule ishin takuar në një lokal në Pirg të Maliqit, për t’u sqaruar, por që për fat të keq situata ka përfunduar në tragjedi.
Top Channel