“Do riktheheni në shtëpi më të mira”/ Dëmet nga zjarret, Rama: Do dëmshpërblehen një për një edhe krerët e humbur

14/08/2025 13:45

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjithë banorët e prekur nga zjarret në Gramsh dhe Delvinë, do të dëmshpërblehen.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se janë 40 shtëpi të djegura, banorët e të cilave do kompensohen me shtëpi më të mira.

Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve.

Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.

Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara  në terren”-tha Rama.

Top Channel