Delvinë/ Aktivizohet zjarri në fshatin Varfaj, dëm i jashtëzakonshëm nga flakët
14/08/2025 11:18
Një vatër e vogël zjarri është aktivizuar mbi fshatin Varfaj.
Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë shkuar në këmbë për të kontrolluar flakët, ndërsa situata në të gjitha vatrat e tjera rreth Delvinës mbetet e qetë.
Autoritetet njoftojnë se vlerësimi i dëmeve, i konsideruar i jashtëzakonshëm, do të marrë kohë. Forca të shumta mbeten në terren për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit dhe për të siguruar që situata të qëndrojë nën kontroll.
Banorëve u është kërkuar të sinjalizojnë për çdo vatër të mundshme dhe vizitorët këshillohen të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Top Channel