Aksident në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, 43-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Lëndohet së bashku me pasagjeren

14/08/2025 18:14
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin, e më pas ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë lënduar si shoferi ashtu edhe pasagjerja që ndodheshin në makinë.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel