Shqipëria po përballet me një prej sezoneve më të rënda të zjarreve në vitet e fundit.

Të dhënat e Sistemit Europian të Zjarreve dhe Pyjeve, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 dhe fillimit të muajit të tetë që është gushti në vend janë djegur mbi 54 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin, me 93 vatra zjarresh të regjistruara.

Kjo është sipërfaqja më e madhe e prekur nga flakët që prej vitit 2011, kur në një vit të plotë u regjistruan vetëm 54 mijë e 300 hektarë tokë të djegur. Ndërsa sipërfaqet më të mëdha të djegura janë regjistruar në vitin 2007 ku sipas Sistemit Europian të Zjarreve dhe Pyjeve, në një vit të plotë ka pasur 163 zjarre me 127 mijë hetarë tokë të djegura

Disa prej bashkive më të prekura nga zjarret këtë vit janë Delvina, Finiqi, Gramshi dhe Policani.  Në Gramsh u shënua edhe një viktimë, një 80-vjeçar në Gramsh. Zjarret e fundit në vendin tonë në shumicën e rasteve rezulton të kenë qenë të qëllimshme. Në të gjithë vendin janë evidentuar 137 autorë zjarresh, prej tyre 46 të arrestuar dhe 91 të proceduar penalisht.

Top Channel