44 mijë dosje stok, sot gjykohen çështjet e vitit 2017! Kërkohen ambiente të reja për 22 ndihmës në Apel

14/08/2025 16:32

Tre vjet nga aplikimi i hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e pesë gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, ende vazhdon i pazgjidhur problemi i ambienteve, ku gjyqtarët e sjellë nga rrethet do të duhet të qëndrojnë.

Megjithëse pesë muaj më parë me vendim të qeverisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kaluan në pronësi zyrat e drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj, të cilat do të kthehen në salla gjyqësore për çështjet që shqyrtohen nga i gjithë vendi, çështja e radhës është ku do të qëndrojnë gjyqtarët.

Kjo është thirrja e fundit publike, në të cilën Apeli kërkon ambiente të tjera me qira. Sipërfaqja duhet të jetë 50 metra katrorë, dhe aty do të vendosen 22 ndihmës ligjorë që duhet të zbrazin zyrat e tua lënë gjyqtarëve të apelit. Distanca e këtyre zyrave kërkohet të jetë deri në dhjetë metra larg nga godina ekzistuese e Apelit.

E formatuar si një gjykatë e vetme në vend, kjo gjykatë vazhdon të ketë një sërë problemesh si back logun dhe mungesën e gjyqtarëve.

Aktualisht, në këtë gjykatë stoku ka shkuar në gati 44 mijë çështje. Kurse nga 78 gjyqtarë, janë në detyrë 31, dhe 47 të tjerë mungojnë. Çështja e ndihmësve ligjore është një tjetër problem.

Ndihmësit ligjor që nga ana e tyre kanë kërkuar publikisht që të trajtohen si ndihmës gjyqtarë ashtu sikurse kanë përfunduar shkollën e magjistraturës, trajtimi i tyre do të duhet të ishte si ‘gjysmë/gjyqtar’, ndërsa pretendojnë se po trajtohen si sekretar gjyqësorë.

Aktualisht po gjykohen çështjet e 2017, që do të thotë deri sa të evadohen paditë e 8 viteve në vazhdim, një qytetar që ka apeluar në 2025 duhet të presë

Top Channel