Vuçiç në Vjenë: S’do të kandidoj më për President! Për 1 vit e gjysmë e mbyll karrierën politike
13/08/2025 22:17
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.
Vuçiç e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp pas një takimi me kancelarin austriak Christian Stoker.
“Unë jam një veteran politik, nuk mund të kandidojë më për president”, tha ai.
Presidenti serb tha gjithashtu se do ta përfundonte karrierën e tij presidenciale pas një viti e gjysmë dhe nuk kishte plane për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë.
Ndër tjerash Vuçiç ka thënë se “nuk është diktator”.
Në mbrëmjen e 12 gushtit, në Vrbas të Serbisë u zhvilluan protesta, gjatë të cilave u plagosën pothuajse 70 persona, përfshirë 16 policë.
Top Channel