
13/08 20:01
Një anije me një grup emigrantësh në bord u përmbys pranë Lampedusës.
Raportet e para të mediave italiane flasin për të vdekur. Operacionet e shpëtimit, shumë të ndërlikuara, janë ende në vazhdim.
Anija u mbyt rreth 14 milje në jug të ishullit. Sipas disa burimeve, përfshirë Radio Radicale, janë rikuperuar tashmë 20 trupa nga disa motobarka që po udhëtonin drejt Lampedusës; gjithashtu ka 27 persona të zhdukur.
Në anije ndodheshin gjithsej rreth njëqind persona.
Top Channel