Vatra të reja zjarri në Bulqizë! Preket kurora e malit të “Liqenit të Zi”, temperaturat e larta vështirësojnë situatën
12/08/2025 16:31
Vatra te reja zjarri janë raportuar në kurorën e malin të ‘Liqenit të Zi” të Valikardhës të njësisë Administrative Zerqan, në Bulqizë.
Temperaturat e larta të favorizuar dhe nga era e fortë kanë bërë që të digjen rreth 5 hektar pyje dhe pisha.
Ndërkohë punonjësit zjarrfikës dhe ato të pyjores po punojnë për fikjen e zjarrit, por që e kanë të pa mundur pasi zjarri po për përhapet me shpejtësi ku fikja e zjarrit është e pa mundur edhe për shkak të terrenit të vështirë, ku dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Top Channel