Tetë të plagosur nga zjarret në Gramsh, flakët përfshijnë edhe fshatin Harunas
12/08/2025 16:51
Një tjetër fshat është përfshirë nga flakët që vazhdojnë të përhapen në Gramsh.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se zjarri preku fshatin Harunas dhe ndërhyrja është e pamundur. Kjo për shkak se rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e emergjencave civile.
Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes evakuuoi banorët në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Top Channel