
18055 netë qëndrimi të turistëve, janë regjistruar deri më tani në bashkinë e Shkodrës, duke shënuar një rritje prej 20% të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar.
Plazhi i Velipojës, mban numrin më të madh të pushuesve, ndjekur nga Thethi.
Në ndryshim nga vitet e kaluara ku muaji Qershor ka patur vetëm kryesisht pushues vendas apo grupe te huajsh, sivjet, kjo periudhë ka regjistruar rekord ku mban 60% të vizitorëve deri tani.
Në vitet e fundit, Shkodrës i është shtuar edhe një tjetër atraksion turistik ne brigjet e lumit Buna.
“Jam nga Malta. Është hera e dytë që vij. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që janë shqiptarë. Më së shumti më pëlqen natyra këtu dhe temperaturat, të cilat nuk janë shumë të larta. Do të qëndroj këtu për dy javë pasi këtu ka shumë mundësi për plazh, natyra e bukur, lumi fantastik. E rekomandoj shumë këtë vend”, u shpreh një turist.
Top Channel