Hetimet për makinën e djegur në Korçë/ Procedohet dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

12/08/2025 11:44

Djegia e një makine një ditë më parë në qytetin e Korçës, dyshohet se ishte e qëllimshme.

Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe procedoi penalisht dy persona, S. G., 30 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, shokë me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarime të rreme mbi rrethanat e djegies së automjetit të 30-vjeçarit, ditën e djeshme.

Prokuroria vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Top Channel