Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve

12/08/2025 13:43

Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve.

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.

Top Channel