Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Kakavijës! 112.000 udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit, 20% më shumë se vitin e kaluar

12/08/2025 10:15

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete.

Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 shtetas dhe rreth 37.500 mjete, me një fluks rreth 20% më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, në Kakavijë po punohet me 4 sportele nga pala shqiptare, 2 në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke ka në funksion 3 sportele për përpunimin e dokumentacionit. Koha mesatare e pritjes në periudhat e ngarkesës është rreth 40 minuta.

Autoritetet e të dyja palëve po punojnë me kapacitet maksimal për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, duke rekomanduar shmangien e dyndjeve të njëkohshme, shfrytëzimin e orareve të pasdites dhe mbrëmjes, si dhe përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë.

Top Channel