SPAK vendosi të mos fillojë hetimet mbi kallëzimin e kandidatit për deputet, Aulon Kalaja që pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat.

Prokurori Ols Dado ndërkohë ka shpallur mos kompetencën për pretendimin tjetër të Kalasë për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve sepse kjo vepër nuk hetohet nga SPAK por nga prokuroritë lokale

“Kjo është një fitore e vogël për mua se do të thotë që beteja vazhdon”, u shpreh Kalaja.

Nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i opozitës ka depozituar disa kallëzime, njëri ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kishte kryer rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.

Edhe kjo çështje u mosfillua dhe Kalaja i kërkoi gjatë ditës gjykatës që të urdhërojë SPAK-un për të mos e mbyllur dosjen

Për hetimin e krimeve zgjedhore SPAK konfirmon për TOP Channel gjatë një komunikimi elektronik se Task Force e ngritur për këtë qëllim ka ende nën hetim 39 procedime nga 43 të regjistruara. 1 procedim siç deklaron SPAK është pezulluar, një tjetër është dërguar për gjykim .

 

Top Channel