
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës është përfshirë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Për të ruajtur integritetin e hetimit dhe për të shmangur çdo ndikim mbi dëshmitarë apo prova, IPK ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Sipas rekomandimit, janë pezulluar një rreshter policor dhe një hetues nga njësia e hetimeve rajonale, një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, si dhe një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.
IPK, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, po zhvillon hetime paraprake ndaj tyre, për dyshime mbi përfshirje në veprimtari të jashtëligjshme me elemente të veprës penale.
Top Channel