Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari Në të gjithë vendin vijojnë të jenë 14 vatra aktive zjarri ku në një pjesë te madhe të tyre zjarri është vënë me qëllim.
Ky shqetësim tashmë i përvitshëm ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili publikoi pamje të fiksuara nga një dron ku jemi përballë një rasti të mundshëm zjarr vënie të qëllimshme.
“Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”.
Gjatë pesë javëve të fundit nga veriu në jug të vendit po përballen në terren me shuarjen e zjarrve me qindra efektivë zjarrëfikës dhe nga forcat e armatosura.
Krahas helikopterëve të ushrisë shqiptare në operacionet zjarrëfikëse kanë adhur në ndihmë edhe disa avionë kanader ardhur nga Kroacia dhe Emiratet e Bashkuara arabe.
Top Channel