
Trafiku dhe pritjet me orë të tëra janë bërë “tema e nxehtë” e gushtit për këdo që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Shkodra.
Radhët kilometrike shtrihen në të dyja drejtimet – në mëngjes nga lagjja Xhabije deri në Bahçallëk, ndërsa pasditja sjell të njëjtin bllokim në hyrje të qytetit.
Situata më e rënduar është në aksin nga dogana e Muriqanit drejt Shkodrës, ku kolona e automjeteve shkon deri në 6–7 kilometra dhe pritjet zgjasin disa orë.
Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi pranë Bazilikës së Zojës së Shkodrës, ku “përplasen” flukset e mjeteve që vijnë nga qyteti, nga dogana e Hanit të Hotit, nga pika turistike e Shirokës dhe nga dogana e Muriqanit.
Rezultati? Një nyje trafiku që çdo gusht i teston durimin e banorëve, pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të kalojnë verën në Shkodër, deri në përfundimin e investimit për hyrjen e qytetit.
Top Channel