Projekti për Akademinë e Forcave të Armatosura do të realizohet nga studio e njohur arkitekturore, Rama: Kampusi do transformohet sipas konceptit bashkëkohor të NATO-s

11/08/2025 13:48

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”.

Sipas tij, ky projekt reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

Investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor”, shkruan kreu i qeverisë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel