Digjet makina në Korçë, nisin hetimet për ngjarjen
11/08/2025 10:53
Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mëngjes në Korçë.
Automjeti që është në pronësi të shtetasit me iniciale S.G. u dogj në parkim, në orët e para të mëngjesit.
Nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo erdhi si pasojë e problemeve teknike.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Top Channel