Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj punonjësit të policisë, Edison Pema.

Sipas gazetares Anila Hoxhës, efektivi i policisë dyshohet se fshehu një makinë, e cila ishte bllokuar nga i vëllai.

Në vijimësi të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit ‘Last rent’, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale ‘Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’“, njofton Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Top Channel