Bie nga lartësia punonjësi i ndërtimit në Tiranë, humb jetën
11/08/2025 11:27
Një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa po punonte.
Policia njofton se rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.
Top Channel