Vrasja në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës, kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve

10/08/2025 18:10

Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës për vrasjen e trefishtë që tronditi sot në mesditë Gjilanin.

Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babanë e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një tjetër i dyshuar u arrestua në vendngjarje. Viktima mbetën argjendarët Selami Hasani dhe Edmond Hasani dhe dhëndri.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201“, njofton Policia e Kosovës.

Top Channel