Protestë për ujin! Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq kundër projektit: Cilësia e dobët e punimeve

10/08/2025 14:36

Banorët e fshatit Zvezdë na Maliq kanë protestuar duke kundërshtuar implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm. 

Ata ngrenë pretendime për cilësi të dobët të punimeve dhe mosrespektim të kritereve teknike.  Projekti, sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve.

Pas 30 vitesh mungese të ujit, ata shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme për shkak të punimeve jocilësore që po kryhen.

Banorët apelojnë që projekti të rishikohet dhe të zbatohet si duhet për të shmangur çdo problematikë të mundshme në vijim dhe për të mos u përballur me mungesë të ujit të pijshëm ashtu sikundër ju ka ka ndodhur gjatë 3 dekadave të fundit.

Top Channel