“Deportim gjithë të dënuarve në Angli”/ Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ka mbipopullim dhe kosto të larta

10/08/2025 20:18

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në vendet nga kanë ardhur në bazë të planeve të saponjoftuara nga qeveria.

Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmood, ka propozuar ndryshimin e legjislacionit për deportimin e ëdo të huaji që është shpallur fajtor me vendim gjykate.

Megjithatë terroristët e huaj, vrasësit dhe ata që janë dënuar për krime mjaft të rënda do vazhdojnë ta vuajnë dënimin në burgjet angleze. Aq e rëndë është kriza e popullimit të burgjeve në Britani, saqë ato janë të mbushura në masën 97.5 përqind.

Britanisë i kushton 45 mijë stërlina mbajtja në burg e një të dënuari, ndërkohë që të huajt përbëjnë 12 përqind të numrit të burgosurve nëpër burgjet britanike. Qeveria britanike ndërkohë ka miratuar ndryshimet ligjore që hyjne në fuqi në shtator, sipas të cilave lejojnë guvernatorët e burgjeve të deportojnë kriminelët e huaj të cilët kanë kryer 30 përqind të dënimit nga 50 përqind që ka qënë më parë. Ndërsa tanimë kërkohet deportimi i menjëhershëm i tyre. Problem mbetet se cilat vende do i pranojnë këta shtetas të tyre që të vuajnë apo edhe qoftë të ripranohen në vendet e origjinës.

Britania ka marrëveshje riatdhesimi me disa shtete, si Shqipëria dhe shumë pak nga vijnë shumica e të huajve me gomone nga La Manshi dhe shumica e tyre vijnë sepse edhe se Britania nuk i rikthen dot nga kanë ardhur apo qoftë edhe në vendet e para të sigurta evropiane pas daljes nga BE-ja.

Me Shqipërinë, marrëveshja e Ramës me ish-kryeministrin Sunak e viti 2022, mundëson rikthimin e shqiptarëve nga Britania. Po ashtu, Shqipëria ka marrëveshje me Britaninë edhe për të burgosurit. Çështja që mbetet të shihet është a do vazhdoj ti pranoje pa kushte Shqipëria të gjithë shqiptarët nëpër burgjet britanike, apo Britania do financoj qëndrimin e tyre në burgjet shqiptare, edhe ashtu tejet te mbushura, apo shqiptarët e dënuar në Britani do lihen të lirë në momentin e mbërritjes në Shqipëri. Një nga masat e reja të qeverisë britanik është moslejimi i të dënuarve dhe riatdhesuarve për të ardhur ligjërisht në Britani, ç’ka një pjese e atyre që kanë qenë dënuar dhe riatdhesuar në Shqipëri janë rikthyer ilegalisht në Britani, madje edhe kanë kryer vepra të tjera penale.

Top Channel