
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në Brazil të premten në mbrëmje.
Pamjet treguan autobusin që shpërtheu në flakë pas përplasjes në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso.
Nga 46 të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë, përfshirë shoferin e kamionit, 26 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 8 kanë lëndime të lehta.
Uma batida entre uma carreta e um ônibus de viagem deixou 11 mortos e 46 feridos, no km 648 da BR-163, em Lucas do Rio Verde, a 360 km de Cuiabá, na noite de sexta-feira (8).
➡️https://t.co/SAQyWiCw9G pic.twitter.com/8N90PQOFUU
— Jornal O Sul (@OSul_noticias) August 9, 2025
Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.
Aksidenti ndodhi në autostradën BR-163, e cila regjistroi 1,304 aksidente trafiku vetëm në vitin 2024, 65 prej të cilave fatale. 40 persona kanë humbur jetën në të njëjtën autostradë nga janari deri në qershor të këtij viti.
Top Channel