Të shtëna me armë zjarri në New York, 3 të plagosur, arrestohet i dyshuari! Momentet e frikshme në Times Square

09/08/2025 13:30

Paniku shpërtheu në Times Square këtë mëngjes kur tre persona, përfshirë një grua të re dhe dy burra, u qëlluan me armë zjarri në një nga zonat më të ngarkuara të New York City.

Një i dyshuar është arrestuar, ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ndodhi rreth orës 1:20 të mëngjesit, midis West 44th Street dhe 7th Avenue në Manhattan, policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, viktimat janë një vajzë 18-vjeçare, një djalë 19-vjeçar dhe një burrë 65-vjeçar, të cilët u dërguan në Spitalin Bellevue, ku janë në gjendje stabile.


Burime policore raportuan se autori i dyshuar është tashmë në paraburgim, pa u dhënë detaje të mëtejshme rreth motiveve të sulmit.

Policia po vazhdon hetimet e saj për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit, ndërsa Times Square mbetet nën prani të shtuar të policisë.

Top Channel