
Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë.aaa
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, i gjetën me vete një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin A. M., 61 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 28 vjeç, babë e bir, pasi në rrugën “Karl Topia” në bashkëpunim dhe me Hetimin Doganor, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tyre janë konstatuar produkte të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, 61-vjeçari, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë duke mosparaqitur dokumentacion e kërkuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin P. A., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-arrestuan shtetasin I. T., 34 vjeç, pasi dyshohet
se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe i ka dëmtuar automjetin vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 38 vjeç, pasi ka goditur me grushtë një 25-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. S., 41 vjeç dhe K. P., 41 vjeç, pasi kanë kanosur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Q., 24 vjeç dhe S. Q., 20 vjeç, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Ll. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. L., 51 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Sokrat Miho” është konstatuar duke zënë hapësirën publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. Gj., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
-Më datë 08.08.2025, shtetasi M. H., 39 vjeç, kallëzoi se persona të paidemtifikuar e kanë goditur në rrugën “Sitki Çiço”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Më datë 08.08.2025, shtetasi A. M., deklaron se në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke punuar në një subjekt mobiliar, nga pakujdesia është dëmtuar lehtë. Pas mjekimit në spital, kaloi për në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel