Pastrimi i rrugëve, në Korçë janë 377 objekte që do të largohen vullnetarisht ose do të shkatërrohen
09/08/2025 12:22
Në qarkun e Korçës janë evidentuar 377 objekte dhe struktura në akset nacionale të cilat preken nga urdhri për prishje dhe lirimin e hapësirës.
Sipas të dhënave bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela të pikave të karburantit, për biznese kryesisht ato që lidhen me automjetet të cilat kanë zënë rrugën dhe janë njoftuar për prishjen vullnetare ndërsa po monitorohen nga Inspektorët në terren.
Nga 377 objekte në total numri më i lartë është përgjatë aksin Korçë-Qafëthanë ku janë njoftuar për lirimin e hapësirave 239 subjekte dhe banesa ndërsa në aksin Korçë- Kapshticë janë 74 raste.
Po ashtu edhe përgjatë aksit Korçë -Leskovik janë 48 objekte ndërsa në segmentin Libonik-Rëmbec -Plasë janë 16.
Top Channel